Kurti të dielen në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të vizitojë të dielën Tiranën. Mediat po raportojnë se Kurti do të takohet me kryeminsitrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Nuk ka një qëllim...
Kurti të dielen në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën
Foto: Kurti të dielen në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të vizitojë të dielën Tiranën.

Mediat po raportojnë se Kurti do të takohet me kryeminsitrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Nuk ka një qëllim të qartë e të deklaruar, por besohet të jetë në funksion të marrëveshjes së pafirmosur në Ohër, informimit të Shqipërisë me qëllim që edhe qeveria jonë të jetë e qartë në lobimin ndërkombëtar.