Kurti takon Merkel në Tiranë: Diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Kurti thotë se me Merkelin do të bisedojë për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së BE.

Postimi i Albin Kurtit

Filloi takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian.