Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë vizitës në Paris.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, u shpreh se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.
Statusi i Kurtit:
Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës i njohur gjerësisht nga organizata ndërkombëtare”, shkroi Kurti.
Ai shtoi më tej se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si objektiva kryesore strategjike.