Kurti nga Vjena: Procesi i Berlinit është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Procesi i Berlinit është rruga përpara. Në Forumin Ekonomik në Vjenë ai tha se vitin e kaluar janë nënshkruar 4 marrëveshje në kuadër të këtij procesi ndërsa shtoi se është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për Integrim.

“Ne kemi nënshkruar katër marrëveshje në vitin e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim”, tha ai,

Kurti ka folur edhe për rritjen ekonomike të Kosovës që është arritur gjatë qeverisjes së tij. Ai tha se për këtë kohë, sa është në qeverisje, ka shtuar buxhetin me një miliard euro. Kreu i qeverisë tha se Kosova nuk është vend i madh, por ka pasur progres demokratik dhe kjo është vlerësuar nga organizatat ndërkombëtare. Kurti bëri me dije se ka pasur arritje edhe në fusha të tjera.

“Për vitin 2024 ne kemi rritur buxhetin posaçërisht në arsim, në përkujdesin shëndetësor, në bujqësi dhe mbrojte”, tha Kurti në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”.