Kurti: Marrëveshjet t’i përkthejmë në projekte konkrete, fati ynë i përbashkët është integrimi në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbshkët me kryeministrin Rama tha se marrëveshjet janë në horozontin tonë të integrimit në BE që është dhe fati ynë.

“Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet shumë diell dhe shumë shi për frytet që duhet t’i gëzojnë qytetarët tanë në të dy anën e kufirit. jam i nderuar me mbledhjen e 7 të përbashkët mes dy qeverive tona. Do rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe mirëqenie. Marrëveshja do të shoqërohet me cilësi në zbatimin e tyre dhe janë me rëndësi ekonomike e kulturore dhe historike. Marrëveshjet janë në horizontin tonë të integrimit në BE që është fati ynë.  Marrëveshja ti përkthejmë në projekte konkrete ku do të diskutohen dhe me biznesin Shqipëri-Kosovë. Të shtojmë tregjet dhe kapacitete tona në tregti dhe shkëmbimet tregtare”, tha Kurti.