Kurti kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrahur idenë që të hapen arkivat e UÇK-së. Kurti është shprehur se shteti i Kosovës nuk ka çfarë të fsheh, pasi sipas tij, nga përfundimi i luftës, Kosova ka...
Kurti kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së
Foto: Kurti kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrahur idenë që të hapen arkivat e UÇK-së.

Kurti është shprehur se shteti i Kosovës nuk ka çfarë të fsheh, pasi sipas tij, nga përfundimi i luftës, Kosova ka qenë nën administrimit e ndërkombëtarëve.

“Kosova siç e dini që nga viti 1999 e këndej, kemi qenë nën administrim ndërkombëtar, pra vend më transparent e më të hapur se Kosova nuk ka, e ajo që duhet të hapet është Serbia, sepse në katër luftëra që Serbia i ka bërë, gjenocidi që i ka bërë në Bosnjë e Kosovë, duhet të zbardhet e vërteta, që të dihen urdhërdhënësit”, tha Kurti.

Kurti insiston se duhet të hapen edhe arkivat në Beograd sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne i kemi arkivat e shtetit tonë të cilat i përfshijnë ato gjatë luftës të UÇK-së dhe ne jeni shumë transparentë, mirëpo neve na duhet ta zbardhim fatin e të të pagjeturve, e për këtë ne duhet të hapim arkivat në Beograd sepse vrasjet e varrosjet e masakrave e më pastaj zhvarrosjet nuk janë bërë nga qytetarët serb, por nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuara, e që janë në arkivat e Serbisë që duhet të hapen një orë e më parë”, u shpreh Kurti.

Sipas Kurtit, për hapjen e arkivave duhet të flitet edhe në forume ndërkombëtare. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe ajo në Serbi kanë kërkuar nga ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë që të publikohet një dokument në gjuhën shqipe e në gjuhën serbe mbi shkëmbimin apo hapjen e arkivave sekrete, dhe atë të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Në takimin e fundit që patën delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë në Bruksel janë pajtuar për hapjen e arkivave.