Kurti: 2024 është vit i integrimit të komunitetit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti 2024 është vit i integrimit të komunitetit serb. Ai ka thënë se brenda pesë muajve, autoritetet e Kosovës i kanë lëshuar më shumë se 7.000 pasaporta të Kosovës, 6.800 letërnjoftime dhe 1.100 patentë-shoferë, në komunat me shumicë serbe.

Ndërrimi i patentë-shoferëve joligjor me ata RKS është duke vazhduar mirë. Për më shumë, 159 biznese të reja janë regjistruar në Agjencinë për Regjistrim të bizneseve në katër komunat në veri".

Kryeministri Kurti ka thënë se këto shifra janë rezultat i besimit që “një shtet i bashkuar është një shtet i fortë”.

Në fillim të majit, Qeveria e Kosovës pati njoftuar se Ministria e Brendshme e Kosovës ka nxjerr vendim që u mundëson qytetarëve të konvertojnë patentë-shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Kosovës. Kur përmendet komuniteti serb, faktori ndërkombëtar insiston secilën herë e më shumë që Kosova duhet të formojë sa më shpejt Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës. Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. Bashkimi Evropian ka përsëritur disa herë se zgjidhja e të gjitha problemeve mes dy vendeve, është faktor tejet i rëndësishëm për rrugën e tyre evropiane.

REL