“Kurrë s’e kam besuar këtë virus”/ Këngëtari shqiptar infektohet me Covid-19

Këngëtari i njohur Valton Krasniqi ka postuar një foto në Instastory ku njofton se është prekur nga koronavirusi.

Krasniqi ka ndarë me ndjekësit e tij këtë foto ku duket i shtrirë në spital, teksa jep edhe një mesazh të fortë për të gjithë. Ai thotë se nuk e ka besuar kurrë më parë ekzistencën e virusit.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë.” – shkruan Krasniqi.