Kurbin/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Skuraj 2”

Në Lezhë është zhvilluar Operacioni i nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Nga ky operacion janë sekuestruar një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një armë zjarri dhe municion luftarak, ndërsa është  vënë në pranga poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Skuraj, Kurbin, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Skuraj 2”.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. M., 17 vjeç, banues në Skuraj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku jetonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, një armë zjarri pushkë dhe 50 fishekë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 17-vjeçari ka çuar në banesë lëndën narkotike, municionin luftarak dhe armën e zjarrit, pa dijeninë e të atit të tij. 

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.