“Kur ti qesh, Shqipëria qan”/ Basha i drejtohet Ramës: Ne do sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë ka ironizuar duke thënë se “demokratët të ngrohen në diell dhe se emexhinjtë i zunë vendet”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se kur Rama qesh, Shqipëria qan.

Ndër të tjera ai thotë se me 25 prill do ta largojë Ramën dhe do sjellin një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

Postimi nga Lulzim Basha:

Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.