Kur ikën nga krahët e Berishës drejt Ramës, sepse të zhgënjen Basha. Udhëtimi politik i Çiljeta Xhilagës

Do të mbahet mend si një nga këngëtaret që ka qenë e pozicionuar hapur krah Partisë Demokratike, madje ka qenë pjesë e disa mitingjeve të organizuara nga Sali Berisha!

Madje ka qenë edhe në Këshillin Kombëtar  të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për këngëtaren Çiljeta Xhilaga. Mesa duket preferencat politike të Xhilagës kanë ndryshuar. E ftuar në një emision të pasdites, Çiljeta u shpreh se këto zgjedhje do të votojë për Edi Ramën, pasi ka mbetur e zhgënjyer nga Lulzim Basha.

” Kohët e fundit jeni distancuar nga PD-ja, cila është arsyeja? “Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, tha Çiljeta.