Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni’/Aktori kosovar drithëron me poezinë e tij

Aktori i njohur, Çun Lajçi, i ka dedikuar  një poezi tërmetit të tmerrshëm, që përjetuan shqiptarët mëngjesin e sotëm.

Ai ndër të tjera shkruan  se, “kur dridhet Shqipëria, nuk ka gjumë për Kosovën”.

“Se tutemi po vdes, E rrajë jetimash mbesim, Të duem edhe kur vërshohesh”, lexohet në vargjet e tij.

POEZIA:

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni./ apel.media