Kupa e Shqipërisë/ Apolonia triumfon ndaj Besëlidhjes dhe prek kualifikimin

Sot, Kupa e Shqipërisë zhvilloi ndeshjen e parë të turit të parë të edicionit të 71-të. Në orën 15:00, në Lezhë u zhvillua dueli Besëlidhja-Apolonia, e vlefshme për grupin B.

Fierakët arritën të triumfonin me rezultatin 0-1 falë golit të Antoni në minutën e 67-të, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Sfida e kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në Fier.

Ndërkohë, Kupa e Shqipërisë do të vijojë me ndeshjet e saj edhe ditën e nesërme me 8 ndeshje, dhe më pas me ditën e mërkurë me 6 ndeshje.

BESËLIDHJA-APOLONIA 0-1