Kupa e Italisë: Ndalet ecuria pozitive e Lazios, Napoli shkon në gjysmëfinale

Ecuria pozitive e Lazio-s u ndal këtë mbrëmje në fazën 1/4 të Kupës së Italisë, ku u mposhtën nga Napoli i Gatussos me rezultatin minimal 1-0. Një ndeshje me shumë episode por me pak gola.

Ishte Lorenzo Insigne ai që zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 2′ duke e dërguar Napoli-n në avantazh 1-0. Takimi dukej sikur nisi mirë për napoletanët, por në minutën e 10′ , Lazio arriti të fitonte një 11-metërsh, i cili nuk u shfrytëzua siç duhet nga goleadori i skuadrës Ciro Immobile, që e dërgoi topin sipër trraut të portës.

Një karton i kuq në minutën e 19′ për mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj, duket se e ndërlikoi pak situatën për ekipin e Gatussos, por e njëjta gjë ndodhi vetëm 6 minuta më pas dhe për mesfushorin e Lazio-s, Lucas Leiva.

Pjesa e dytë kishte shumë ritëm, por asnjë rrjetë të prekur. Të dyja skuadër kishin shumë nivel loje, por fati nuk ishte me asnjërën prej tyre dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Një Lazio jo i saktë në finalizim, ndryshe nga ajo çfarë kemi parë në 11 fitoret radhazi në kampionat, por nuk mbetet pa u vlerësuar dhe niveli i lojës që tregoi Napoli. /apel.media