Kupa e Italisë/ Milan kualifikohet ndaj Torinos pas penalltive

Milani ka arritur të kualifikohet në turin tjetër ndaj Torinos me penallti. 90 minutat e ndeshjes u mbyllën me rezultatin 0-0, po ashtu dhe minutat shtesë, por nga pika e bardhë djemtë e Piolit ishin më të saktë dhe fituan me rezultatin 5-4.

Sfida ishte e dominuar nga Milani, por sulmuesit e kuqezinjëve nuk ja dolën të dërgonin topin në rrjetë. Minutat shtesë sollën të njëjtën situatë, por sërish porta mbeti e paprekur.

Penalltitë panë një Milan më të saktë, pasi të 5 lojtarët e përzgjedhur për të gjuajtur shënuan. Skuadra e Torinos merr disfatën e dytë në pak ditë me kuqezinjtë. Rincon humbi penalltinë vendimtare të ndeshjes. Ishte portieri i Milanit, Tatarusanu që ndali goditjen e tij.