Kupa e Francës: Kylian Mbappe shënon golin më të bukur “me dorë”

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe u përpoq të prodhojë momentin e tij ‘Hand of God’ në gjysmëfinalen e Coupe de la Ligue kundër Stade Reims në mbrëmjen e kësaj të Mërkure, e cila u zhvillua në stadiumin e Reims, Stade Auguste-Delaune.

Me ndeshjen e përfunduar në 3-0 pas golave të Marquinhos në minutën e 9’, një autogoli të mbrojtësit të Reims, Konan N’Clomande në të 31’ dhe një goli nga Nianzou Kouassi në minutën e 77’ , Mbappe shfaqet tepër oportunist për të shënuar me çdo kusht kur ai kaloi portierin e Reims, Predrag Rajkovi pas një dueli brenda në zonë.

Por ndërsa po binte përmbys, përpara franceze arriti të dilte nga e majta për “t’i dhënë një dorë” topit në portën e boshatisur. Pasi u përpoq të shënonte me dorën e tij, arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë, por gjithçka që mund të bënte Mbappe ishte të vazhdonte të qeshte.

PSG do të përballet me Lyon në finalen e Kupës së Francës, pasi këta të fundit mundën Lille-n me penallti në Parc Olympique Lyonnais, duke qenë se koha e rregullt mbaroi me rezultatin 2-2 në kohën e rregullt. /apel.media