Kultivonin lëndë narkotike/ Policia arreston 11 persona dhe shpallen në kërkim 5 të tjerë

Policia e Gjirokastrës ka përfunduar me sukses operacionin anti kanabis. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 11 persona, 4 të tjerë janë në kërkim, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 5 të ndaluar.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë zhvillimit të operacionit të koduar “Trekëndëshi”  është kapur dhe një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Fier për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Si rezultat i hetimeve 6 mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Sipas informacioneve nga policia grupi kultivonte dhe trafikonte kanabis me në krye 45 vjeçarin me iniciale B.S., banues në Gjirokastër./apel.media