Policia e Kukësit ka arrestuar 2 shtetas,të cilët ndihmonin sirianët të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin,kundrejt pagesës.
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale B. D., 29 vjeç,banues në Tiranë dhe M. R., 22 vjeç,banues gjithashtu në Tiranë.
Dy shtetasit do t’i ndihmonin sirianët që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit,në mënyrë të paligjshme,me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar shtetas sirianë,të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.
Ndërkaq,materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore,për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kukës
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve,kundrejt fitimit.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B. D., 29 vjeç, banues në Tiranë;
-M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë;
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar shtetas sirianë,të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.
Shtetasi B. D. u kap në hyrje të qytetit të Kukësit,ku në automjetin tip BMW po transportonte 5 shtetas sirianë.
Ndërsa shtetasi M. R.u kap në aksin Kukës – Morinë,tek kthesa e Kolshit,ku në automjetin tip Furgon,po transportonte 7 shtetas sirianë.
Shtetasit B. D. dhe M. R. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës,kundrejt fitimit, në mënyrë të paligjshme,me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës,për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./apel.media