Për përkeqësimin e motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar sot se:
“Në daten 12-13 nëntor 2019, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qytetin e Vlorës, duke sjellë pezullimin e lundrimeve.
Kjo për shkak të erës së fuqishme, shpejtësia e së cilës shkon deri në 20 m/s, ndërkohë që dallgët arrijnë deri në 9 ballë jashtë gjirit të Vlorës.
Për rrjedhojë janë pezulluar lundrimet detare, që nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi deri tek anijet më të vogla.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./apel.media