KUJDES/ Datat 12-13 nëntor përkeqësim moti, erëra të fuqishme në bregdet

Për përkeqësimin e motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar sot se: “Në daten 12-13 nëntor 2019, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me ...

Për përkeqësimin e motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar sot se:

“Në daten 12-13 nëntor 2019, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

 Zonat me mot më të përkeqësuar do jetë Kanali i Otrantos dhe Gjiu i Vlorës. Pritet që deri në mesnatën e ditës së mërkurë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.

 

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qytetin e Vlorës, duke sjellë pezullimin e lundrimeve.

Kjo për shkak të erës së fuqishme, shpejtësia e së cilës shkon deri në 20 m/s, ndërkohë që dallgët arrijnë deri në 9 ballë jashtë gjirit të Vlorës.

Për rrjedhojë janë pezulluar lundrimet detare, që nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi deri tek anijet më të vogla.

Pas mesnatës së ditës së mërkurë parashikohet një rënie graduale e forcës së erës dhe detit.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./old.apel.media