Kuçovë/ E zë poshtë makina që po riparonte, 40-vjeçari përfundon në spital

Një 40-vjeçar në Kuçovë ka përfunduar në spital pasi se duke riparuar një automjet tip fuoristradë, të vendosur në një krik, është dëmtuar fizikisht pasi automjeti ka lëvizur nga kriko. Ngjarja ka ndo...
Kuçovë/ E zë poshtë makina që po riparonte, 40-vjeçari përfundon në spital
Foto: Kuçovë/ E zë poshtë makina që po riparonte, 40-vjeçari përfundon në spital

Një 40-vjeçar në Kuçovë ka përfunduar në spital pasi se duke riparuar një automjet tip fuoristradë, të vendosur në një krik, është dëmtuar fizikisht pasi automjeti ka lëvizur nga kriko. Ngjarja ka ndodhur në ambientin e një në ambientet e një guroreje.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Mbreshtan, në ambientet e një guroreje, shtetasi L. N., rreth 40 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se duke riparuar një automjet tip fuoristradë, të vendosur në një krik, është dëmtuar fizikisht pasi automjeti ka lëvizur nga kriko.

Ky shtetas ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.