‘Kryqëzohet’ si asnjëherë më parë, kërkohet urgjentisht dorëheqja e Lulzim Bashës

Pasi për muaj me radhë kishin vënë tre kushte, përjashtimin e Damian Gjiknurit dhe opozitës së re nga diskutimet për reformën zgjedhore, si dhe kryesimin e tyre nga ndërkombëtarët, Partia Demokratike ka bërë një lëvizje të madhe duke pranuar të ulet në tryezën e reformës zgjedhore.

Demokratët kërkonin largimin e Gjiknurit për shkak se e akuzonin si të përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës.

Këtë demokratët e shikojnë si tradhti. Në rrjetin social “Facebook” të Lulzim Bashës qytetarët kanë shpërthyer në akuza.

Një prej tyre shkruan:

“Po deshe, zoteri, ta shpetosh Partine Demokratike, behu burre, nje here te vetme,-ik dhe hap rrugen te tjereve. Ka PD mjaftueshem kuadro te afte e te zote t’a cojne, me ne fund, drejte fitores forcen e vetme dhe te madhe demokratike ne gjithe trojet shqiptare! Me kete akt do i beje nder vetes, PD-se dhe gjithe shqiptareve kudo ku ndodhen. Acta,non verba!!!”