Kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë sot në Durrës për të vijuar turin e tij “Rrugëtimi për Shqipërinë”.
Në rrjetin social facebook Basha ka postuar se në rrugëtimin për Shqipërinë , do të takohet me bizneset prodhuese dhe sipërmarrjen. Takimi, në të cilin kreu i PD do të ketë një bashkëbisedim me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës do të nisë në orën 11:00.
Postimi i tij:
“Rrugëtimit për Shqipërinë🇦🇱 i bashkohen sot bizneset prodhuese dhe sipërmarrja
Ju ftoj të më ndiqni pas pak, në orën 11:00, në një bashkëbisedim me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës”, shkruan Basha në “Facebook”./apel.media