Kryetari i KLP kërkon shoferë dhe sekretare/ Deputeti socialist: Kjo është absurde

Kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi ka kërkuar në komisionin e Ligjeve që në buxhetin për vitin 2020 të shtohen 6 shoferë, 4 sekretarë dhe specialistë IT-je. Ata kanë 6 shoferë që kujdesen për transportin...

Kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi ka kërkuar në komisionin e Ligjeve që në buxhetin për vitin 2020 të shtohen 6 shoferë, 4 sekretarë dhe specialistë IT-je.

Ata kanë 6 shoferë që kujdesen për transportin e anëtarëve, por sipas Ibrahimit nuk janë të mjaftueshëm.

“Ne kërkojmë që të kemi 4 sekretarë më shumë. Me logjikën e ligjit katër komisionet, prandaj duhet të kryejnë funksionin në mënyrë optimale dhe prandaj duhen dhe katër sekretaret. Një shtesë tjetër ka të bëjë me numrin e shoferëve pranë KLP. Kemi vetëm 7 shoferë. Gjatë këtij viti kemi pasur rastin të diskutojmë për statusin e KLP. Në këto kushte trajtimi i anëtarëve për transport duhet të zgjidhet. Si për KLGJ duhet të bëhet dhe për KLP. Duam dhe 6 shoferë. Specialistin e IT-se, kemi vetëm një të tillë. Na duhet dhe një tjetër”,- u shpreh Ibrahimi.

Në përgjigje të kësaj kërkese, deputeti i PS-së Bashkim Fino tha se kjo është absurde, pasi ka gjëra më të rëndësishme.

“Ju keni 7 shoferë dhe kjo është absurde, që të kërkoni rritjen e numrit të shoferëve dhe sekretarëve. Është gjynah të ulim nivelin e bisedës për buxhetin. Nuk mund të ndryshojmë strukturën, edhe po të shtojmë ndonjë shofer, duhet t’i ulim buxhetin ndonjë institucioni tjetër. Këto kërkesat e tjera për sekretarë e shofera, t’i lëmë për vitin tjetër. Me këtë sistem dhe me këtë buxhet, nuk cënohet fare aktiviteti i KLP-së, më duket e tepërt. Të dërgojmë shifrat të kalojnë në Komision. Nuk diskutoj për një sekretar dhe shofer”,- deklaroi Fino./old.apel.media