Kryeministri Rama: Sot në orën 15:00 plani për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se plani për masat e marra për mbrojtjen e familjeve shqiptare nga furtuna e krizës energjitike do të bëhet publik sot në orën 15:00.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan , “SOT ORA 15.00 Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike🤝

Sipas Ramës kjo krizë parashikohet që të zgjasë deri në verën e vitit të ardhshëm.