Kryeministri Rama nesër viziton Kosovën/ Zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama, bashkë me disa ministra të kabitetit pritet të vizitojnë ditën e nesërme dy nga fabrikat e korporatës “Devolli”, eksportuesit më të madh kosovar. Sipas agjendës së siguruar nga ...
Kryeministri Rama nesër viziton Kosovën/ Zbardhet axhenda
Foto: Kryeministri Rama nesër viziton Kosovën/ Zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama, bashkë me disa ministra të kabitetit pritet të vizitojnë ditën e nesërme dy nga fabrikat e korporatës “Devolli”, eksportuesit më të madh kosovar.

Sipas agjendës së siguruar nga mediat kosovare mësohet se me delegacionin ku bëjnë pjesë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin, Rama do të ndalet në orën 17:00 në Xërxë në fabrikën e miellit, “M&Sillosi” ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë.

Pasi t’i kenë përfunduar këto vizita të dielën, ministrat do të shkojnë në Prishtinë, ndërsa kryeministri do të vizitojë familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e vizitoi ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Një ditë më pas, të hënën, do të mbahet në Prishtinë takimi i radhës i dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.