Kryeministri Rama bën thirrje që të mos dërgohen më ndihma/ S’ka më kapacitet për depozitimin e tyre

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që të mos dërgohen më ndihma për të prekurit nga tërmeti, pasi nuk ka më kapacitete për t’i depozituar.

Kujtojmë se qytetarët kosovarë dhe të vendeve të tjera kanë sjellë një numër të konsiderueshëm ndihmash me ushqime dhe rroba.

Tashmë numri i tyre është kaluar dhe nuk është e nevojshme që të dërgohet më tepër ushqim dhe rroba. Për të shmangur një situatë të mbingarkesës së ndihmave dhe shpërdorimit të tyre, Rama thotë se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur.

Ndërkohë ai ka bërë thirrje që të gjitha ata që duan të kontribuojnë, mund të përdorin llogarinë  e tij për të dërguar para, të cilat do të përdoren në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Postimi i plotë:

JU LUTEM🙏

JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA🙏

Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi🙏

FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ🙏

JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi🙏

NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik🙏

JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH🙏

JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz🙏

Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…

JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR🙏

e-albania.al/dhuro

ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË DHE JU TË GJITHË PA DALLIM e frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për FORCËN E ZEMRËS SHQIPTARE🇦🇱🙏