Kryeministri i Greqisë viziton sot Serbinë, takim me Vuçiç

Kryeministri i Greqisë viziton sot Serbinë, takim me Vuçiç

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd ku do të takohet dhe do të bisedojë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Mësohet se mes dy vendeve do të mbahet edhe një forum biznesi serbo-grek. Siç kanë njoftuar nga zyra e presidentit të serb, në Pallatin e Serbisë është caktuar takimi kokë më kokë mes Vuçiç dhe Mitsotakis, i cili do të pasohet me bisedime ndërmjet delegacioneve të Serbisë dhe Greqisë. Më pas është planifikuar që Vuçiç dhe Mitsotakis t’i drejtohen mediave.

Dhoma Ekonomike e Serbisë, me mbështetjen e Ambasadës së greke në Beograd, në kuadër të vizitës së delegacionit shtetëror-ekonomik do të organizojë një forum biznesi serbo-grek dhe prezantimin e projekteve zhvillimore serbe.