Kroacia nuk e kursen ndihmën-Dërgon helikopterë

Helikopterë me skuadra të specializuara shpëtimi drejt Durrësit janë nisur edhe nga Kroacia. Kjo është  bërë e ditur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.“Pas një bisede që pata me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, shpreha ngushëllimet e mia për familjet e viktimave pas tërmetit të fortë që ka goditur Shqipërinë.

Gjithashtu është marrë vendim (nga Qeveria e Republikës së Kroacisë) që të dërgohet një skuadër e specializuar shpëtimi drejt Shqipërisë me helikopter”, ka shkruar Plenkoviq.