Kriza e energjisë, Rama: Do ndërhyjmë, planin do ta bëjmë publik nesër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se plani për përballimin e krizës energjitike do të bëhet publik nesër.

Kreu i qeverisë në një dalje për mediat u shpreh se do të ketë një ndërhyrje me instrumente financiarë, por dhe me instrumente të karakterit administrativ.

“Vendimi i emergjencës është i diktuar një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtar edhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë dhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri shtoi se plani është gati dhe gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen e konsumtarorëve.