Kreu i SPAK raporton para KLP: Ka qenë vit i vështirë, nga goditja e krimit e konfiskimet e pasurive, te anëtarësimi i Shqipërisë në BE

“Ka qenë një sfidë pandemia për të gjithë”. Kështu e nisi raportimin e tij, kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kraja theksoi se SPAK, në këtë kohë...
Kreu i SPAK raporton para KLP: Ka qenë vit i vështirë, nga goditja e krimit e konfiskimet e pasurive, te anëtarësimi i Shqipërisë në BE
Foto: Kreu i SPAK raporton para KLP: Ka qenë vit i vështirë, nga goditja e krimit e konfiskimet e pasurive, te anëtarësimi i Shqipërisë në BE

“Ka qenë një sfidë pandemia për të gjithë”. Kështu e nisi raportimin e tij, kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kraja theksoi se SPAK, në këtë kohë të shkurtër që ka operuar ka kryer me sukses një sërë operacionesh si dhe ka lidhur marrëdhënie bashkëpunimi me shumë institucione të huaja, në dobi, të përmirësimit të drejtësisë në vend.

Ai gjithashtu tha se SPAK, ka pak kohë që ka nisur punën dhe ndaj rezultatet janë të ngadalta, duke përfshirë këtu edhe pandeminë. Sakaq, Kraja nënvizoi përpara KLP-së, se SPAK ka kontribuar dhe në hapjen e negociatave, e anëtarësimit në Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ka qenë një sfidë pandemia për të gjithë. Por, problematika e arkivës që duhet lëvizur, ruajtur, problematika e projektit, e cila kishte shumë mangësi. Të gjitha këto u kaluan dhe u arrit që në fund të vitit 2020 të mbaronte rikonstruksioni, tani jemi në kushte të rinovimit. Kemi marrë buxhetin të miratuar të gjithën. Kuptohet, ishte miratuar nga ministria e financës. Në këto kushte kemi pasur buxhet të mjaftueshëm. Kemi pasur problematikë në fondin e pagave, sepse nuk kishim Byronë Kombëtare të Hetimit, e në këto kushte fondi i pagave ka mbetur i pa likuiduar.

BKH dhe SPAK akses në të dhënat personale, kemi arritur aq sa mund të bëjmë deri tani. Për në është eksperiencë e re dhe kemi miratuar sipas kërkesave tona. Problemi parë që ndeshëm është që nuk ishte planifikuar një zyrë për këtë fakt. Një veprimtari tjetër që kemi ushtruar, kemi vendosur si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalizim për ekspertizën digjitale. Në këtë sens kemi punuar në tre drejtime, e para në drejtim të krimit, përzgjedhjes së stafit dhe gjetjes së stafit për të bërë blerje të nevojshme. Stafi, kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë në këtë fushë, me eksperiencë disavjeçare në Polici dhe jemi në fazën e fundit të marrjes së programeve. Një drejtim tjetër që duhet të them në raport me punën që kemi bërë ka qenë bashkëpunimi, ngritja e një bashkëpunimi me struktura të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Në cilësinë e drejtuesit, por edhe Prokurorët kemi një raport të shkëlqyer me policinë e Shtetit, sa herë kemi pasur nevojë ka qenë tepër rezultateve. Kemi bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Brendshme, me Shërbimet e Inteligjencës, me strukturat administrative të brendshme. Një aspekt tjetër i punës është bashkëpunimi ndërkombëtar. Ligji e parashikon këtë. Shërbimi në vitin 2020 ka funksionuar me një Prokuror e ndihmës. Kemi kontakt me përfaqësuesit e policisë së huaj.

Kam pasur kontakt me anti-mafian italiane dhe kemi marrëdhënie shumë pozitive për hetimet e përbashkëta dhe bashkëpunimeve të tjera. Kemi raporte shumë korrekte me “Eurojust”. Kemi bërë marrëveshje me Kroacinë, me idenë që është një strukturë e ngjashme dhe kemi çfarë të shkëmbejmë me njëri tjetrin. Kemi bërë bashkëpunim me Prokurorinë Federale Belge. Një moment tjetër që lidhet me bashkëpunimet ndërkombëtare. Që nga momenti që jemi formuar, kemi pasur eksperiencën të mirë me disa organizata ndërkombëtare. Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm, kishim nevojë për këshilla, por edhe ndihma financiare, e përkthyer në pajisje dhe mjete. Kemi marrë 20 milionë lekë të reja pajisje. Kështu që e vlerësojmë shumë këtë dhe ju falenderoj që jam prezent këtu dhe do të nisim të funksionojmë.

Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. Kemi dhe kontribute konkrete. Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi”, tha Kraja.