Kreu i PD në Shkodër: Nuk do të mbështesim koalicionin, LSI ka shkatërruar PD ndër vite
Kryetari i degës së PD-së Shkodër, Xhevdet Amuli, ka deklaruar në televizionin lokal TV1 Channel, se strukturat e Partisë Demokratike nuk do të mbështesin Bardh Spahinë për kryetar bashkie.
”Unë nuk kam si të votoj PS, as PL, janë dy pole që ndër vite janë munduar të shkërmoqin PD-në. Ne do të votojmë PD, figurat e PD, këshillat bashkiakë, kjo është zgjidhja.
Unë nuk kam lidhje me asnjë subjekt te tjera dhe siç e thashë shkatërrimi i PD-së ndër vite është LSI, që në koalicionin e parë. Kandidati, pra Bardhi kujt i shërben? Berisha-Meta e kanë shkatërruar PD, e ka ardhur koha që ne të vazhdojmë drejt rrugë së saj, të ndahemi nga e kaluara.