Kreu i Gjykatës së Kukësit nuk kalon vettingun/ Mbahet mend se rrahu një avokate

Vettingu në drejtësi ka sjellë shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjykatësi fshehu  ndërtesën tre katëshe në Kukës. Shehu tha se Këshilli i Territorit Kukës i ka dhënë një shesh ndërtimi me sipërfaqe 2000 m2 për ndërtimin e një banesë, pasi ishte i pastrehë. Por, ai nuk ka deklaruar se sa i ka kushtuar shtëpia tre katëshe e ndërtuar në këtë shesh.

Kreu i Gjykatës së Kukësit i ka kërkuar KPK-së përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegut, Brunilda Bekteshit, Xhensila Pine, pasi sipas tij ata kishin bërë hetime të paplota.

Shehu po ashtu kërkoi edhe rihetim ndaj tij për anën profesionale dhe integritetin e figurës me argumentin se ishin bërë hetime të paplota.

Sipas ILDKPKI-së, Isuf Shehu kishte në pronësi vetëm shtëpinë tre katëshe ku jetonte.

Kujtojmë se kryetari i Gjykatës së Kukësit mbahet mend nga opinioni publik, pasi doli video-ja ku dhunonte një avokate në hyrje të gjykatës./apel.media