Kosovë- Vetëm 2 qytetarë të infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.199.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 2 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.991.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 205 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.974.952 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 42 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.704, ndërsa numri i rasteve aktive është 88.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.964 doza të vaksinës. Deri më sot 824.630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.