Kosovë -Situata Covid/ 40 Raste të reja me koronavirus, asnjë vdekje

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet...
Kosovë -Situata Covid/ 40 Raste të reja me koronavirus, asnjë vdekje
Foto: Kosovë -Situata Covid/ 40 Raste të reja me koronavirus, asnjë vdekje

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.966.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 40 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.374.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.870 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.224.963 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 149 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 156.182 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.226.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.