Kosovë/ Përplasje fizike në mes të qytetit mes simpatizantëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes

Vetëm 2 ditë para zgjedhjeve në komunën e Podujevës në Kosovë, ka plasur sherri mes simpatizantëve të LDK-së dhe tyre të Vetëvendosjes.

Kjo përplasje fizike mes simpatizantëve ka ndodhur gjatë fushatës zgjedhore që po zhvillojnë kandidatët e dy partive.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një numër i madh i qytetarëve duke u përplasur mes tyre, teksa disa mundohen ta qetësojnë situatën. Ndërkohë, në mesin e aktivistëve të VV-së ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen të dielën, ku në garë janë Nexhmi Rudari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.