Në Leshak të Mitrovicës dy të dyshuar të nacionalitetit serb dyshohen se kanë rrahur dhe kanë rrëmbyer një grua. Më pas ata janë larguar drejt pikës kufitarë të Jarinjës.
Teksa makina ecte, ka tërhequr vëmendjen e policisë, e cila edhe ka ndjekur makinën e agresorëve. Në këtë moment gruaja ka zbritur nga makina, ndërsa agresorët kanë ndaluar makinën dhe kanë ikur në këmbë duke kaluar territorin serb.
Viktima është dërguar në shtëpi pasi është asistuar nga mjekët, ndërsa makina e të dyshuarve është sekuestruar. Ndërsa mësohet se policia ka ushtruar kontroll në banesat e tyre, por nuk ka mundur të gjejë asgjë të dyshimtë./apel.media