Festimet e 2020 çuan në lëndimin e 6 personave në shtetin e Kosovës.
Qendra Emergjente e QKUK-së raporton se lëndimet janë të lehta dhe aspak serioze.
Përgjegjësi i ndërrimit, Dr. Agron Çitaku ka thënë, se krahasuar me vitet tjera, këtë vit ka pasur më pak të lënduar.”Ky vit në krahasim me vitet tjera, si duket ka më pak punë në krahasim me kujdestaritë tjera.
Deri më tani ka gjashtë të lënduar me lëndime të lehta, kryesisht të moshës fëmijërore. Katër prej te cilëve janë në regjionin e duarve dhe dy në regjionin e syve”, u shpreh ai./apel.media