Kosovë, ende nuk ka marrëveshje- Albin Kurti: Jemi gjithnjë e më afër akordit

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti është shprehur se po vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje me forcës politike, që ai drejton dhe LDK-së.

Megjithatë, me sa duket ende nuk është arritur një akord mes palëve. Gjithsesi për të qetësuar situatën, Kurti ka thënë se janë pranë marrëveshjes, por do të flasë, kur të ketë rezultate më të qarta.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha Kurti./apel.media