Kosovë/ Digjen dy automjete me targa serbe

Në Leposaviq janë përfshirë nga zjarri dy vetura me targa serbe. Pronari i veturave ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me benzinë. Njoftimi i plotë i...
Kosovë/ Digjen dy automjete me targa serbe
Foto: Kosovë/ Digjen dy automjete me targa serbe

Në Leposaviq janë përfshirë nga zjarri dy vetura me targa serbe.

Pronari i veturave ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me benzinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Leshak, Leposaviç 25.03.2023, 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin. Në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime.