Kosovë/ 323 raste aktive me koronavirus

Regjistrohen 323 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Ky fakt bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,983 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës. Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.