Kosovë/ 1 person ndërron jetë nga koronavirusi, 25 raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.966.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.334.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.370 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.222.093 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 362 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 156.033 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.335.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës. Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.