Kosova triumfuese në dy medalje të arta në ‘Tokio 2020’, trajneri Driton Kuka mesazh emocionues: Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta

Në përfundim të  Lojrave Olimpike “Tokio 2020”, Kosova ka siguruar dy medalje të arta në ‘Tokio 2020’, në garat e xhudos me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën që i fituan ato.

Distria Krasniqi fillimisht fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, derisa suksesin e ‘Disit’ e përsëriti edhe Nora Gjakova që triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kjo ishte një krenari për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës të cilët iu gëzuan këtij suksesi historik, ku nuk ka munguar as komenti i arkitektit Driton Kuka.

Trajneri legjendar nga Kosova ka shkruar një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, I cili ka folur për këtë aventurë fantastike të Dardanëve në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Kuka ndër të tjera ka thënë se po i duket si në ëndërr që nga pesë garues të fitojnë dy të arta, derisa medaljet janë të gjithë ekipit.

Postimi i plotë

Samurajët Shqiptar…

Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare

Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike!

Dy Medalje të Arta!

Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta!

Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren!

Ashtu siç ishte e arta e Majlindes.

Ekipi jemi ne që stërvitim,gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje,aty qëndron forca jonë e madhe!

Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trajnerit, por kjo krejt është shpaguar…

2 Olimpiada 3 Medalje të Arta!

Me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore!

Këta jemi ne!

I gëzofshim medaljet të gjithë ne,Shqiptarët kudo që jemi!

Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra mijëra miqve.

Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit,jeni mashtruar në llogari!

Spo flas më shumë për sojin e juaj se sdua ta prish festën e madhe!

E kam thanë edhe më herët. Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë! Kosova mbi të gjitha…