Kosova refuzon vaksinat ruse dhe kineze nga Shqipëria, Kurti: Kemi edhe ne rezervat tona kashi ofertave

Shqipëria ka marrë përsipër të vaksinojë mësuesit e Kosovës, por qeveria Kurti ka refuzuar që procesi të kryhet me vaksinat ruse dhe kineze që janë aktualisht në dispozicion.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se vaksinat do të pranohen vetëm nga shtetet që e kanë njohur Kosovën.

Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej.

Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse”, tha ai.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sqaroi se aktualisht në Shqipëri nuk ka në dispozicion vaksina të AstraZenecas dhe ato të Pfizer, ndaj është refuzuar vaksinimi me dozat kineze.

“Ne në fillim nga kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu kemi pasur ofertë bujare që të vaksinohet personeli shëndetësorë në Shqipëri, ku ne do të organizonim procesin e transportit. Ndërkohë vaksinat erdhën me kontingjentin e parë dhe vaksinimi i personelit shëndetësorë më shpejtë ndodhi në Kosovë. Unë kam kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që të mundësohet edhe vaksinimi i kategorive tjera. Fatkeqësisht vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë shpenzuar dhe kanë mbetur vetëm ato nga Kina”, tha ministri.