Kosova përmirëson situatën Covid/ 41 raste të reja dhe një viktimë, në 24 orët e fundit

Një viktimë është shënuar nga koronavirusi 24 orët e fundit në Kosovës, ndërsa si rezultat i 2.777 testimeve 41 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Situata epidemiologjike në Kosovë kohët e fundit është përmirësuar ndjeshëm.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 1.737 raste aktive, ku në 24 orët e fundit janë shëruar 198 qytetarë. Numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 160.279.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës, ku prej tyre 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.