Kosova përmirëson ndjeshëm bilancin e të infektuarve me Covid/ Asnjë vdekje në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur. Numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus mbetet në 2.974 persona.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.235.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.283 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.256.968 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 21 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.205, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 456.