“Kosova është e bekuar me aleatët e saj”, Osmani takon kryeministrin e Kanadasë: Hapim kapituj të rinj bashkëpunues duke u bazuar në vlerat tona të përbashkëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau me të cilin ka diskutuar për hapjen e kapitujve të rinj bashkëpunues ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë duke u bazuar tek vlerat e përbashkëta të dy vendeve.

Nëpërmjet një postimi në rrejetet sociale Osmani shkruan se përkrahja e Kanadasë për Kosovën nuk ka munguar asnjëherë dhe se është e lumtur që sot u rikonfirmua ky partneritet i fuqishëm të cilin synojmë ta forcojmë e zgjerojmë në fusha të ndryshme

“Isha e nderuar të pritem nga Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, për të diskutuar hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Kanadasë, bazuar në vlerat tona të përbashkëta.

Përkrahja e Kanadasë për Kosovën nuk ka munguar asnjëherë dhe jam e lumtur që sot u rikonfirmua ky partneritet i fuqishëm të cilin synojmë ta forcojmë e zgjerojmë në fusha të ndryshme.

Fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nëpërmjet rritjes së njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, tregtisë e arsimit, si dhe fuqizimi i grave, i demokracisë dhe i sundimit të ligjit, ishin vetëm disa nga temat që diskutuam e për të cilat do të punojmë bashkë.

Kosova është e bekuar me aleatët e saj!” shkruan Osmani./Apel.media