Koreja e Veriut teston raketën e re

Koreja e Veriut ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi e aftë për të goditur pjesën më të madhe të Japonisë. Edhe pse ky vend përballet me mungesë ushqimi dhe një krizë të madhe ekonomike, kjo nuk e penguar për të zhvilluar armë.

Raketat kanë goditur me sukses shënjestrat në largësi prej 1,500 kilometrash, në testimet e kryera dhe më pas kanë rënë në ujërat territoriale të saj. Ushtria amerikane deklaroi se testet e fundit përbëjnë një kërcënim për bashkësinë ndërkombëtare dhe Japonia fqinje po ashtu është e shqetësuar.

Ky aktivitet vë në pah fokusin e vazhdueshëm të Koresë së Veriut në zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe për kërcënimet që vijnë nga këto sulme, si për fqinjët, ashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar”, tha Komanda Indo-Paqësore e ushtrisë amerikane.

Peniani i ka përshkruar raketat e reja si “armë strategjike me ndikim të madh”, që lidhen me thirrjet e mëhershme të liderit koreanoverior, Kim Jong Un, për të forcuar kapacitetet ushtarake të këtij shteti.

Këto testime tregojnë se si Koreja e Veriut vazhdon të rrisë kapacitetet ushtarake ndërkohë që negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Bisedimet u bllokuan pas samitit të dështuar mes ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano verior më 2019. Administrata e presidentit Joe Biden ka bërë përpjekje për të rinisur dialogun, por ata janë refuzuar nga Kim Jong Un.