Prej 24 orësh, Korça si dhe fshatrat rreth saj janë totalisht të mbështjella nga mjegulla.
Duke marrë parasysh ketë situatë, sektori i policisë rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, sidomos gjatë orëve të natës dhe në rrugët nacionale e ato rurale.
Për ta bërë më të sigurt rrugën në këto zona, policia ka vendosur të shtojë patrullat në aksin, Kapshticë-Qafë Thanë, si dhe në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit./apel.media