Korçë, vidhet gjatë natës arka e parave të kishës

Një ngjarje e  paprecedentë  ka ndodhur në qytetin e Korçës , ku janë vjedhur  gjatë natës arka e parave në kishën e Shën Thanasit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se autorët hynë nga dera e pasme e kishës dhe vodhën 4 arkat e lekëve të dhuruara nga besimtarët.

Gjithashtu raportohet se të njëjtët autorë, ende të paidentifikuar, kanë kthyer dhe vjedhur edhe një arkë me qirinj.

Ndërkohë forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Kujtojmë se edhe herë të tjera janë vjedhur paratë në kisha apo në objektet e kultit./apel.media